25 Prill 2024

Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit”

Prishtinë, 3 korrik - Sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit”, realizuar nga Ferdi Limani e cila reflekton shpresën dhe synon të hap njerëzit të flasin lirshëm mbi depresionin dhe shëndetin e tyre mendor duke sjellë portretet e atyre që guxuan, dhe jo vetëm. 

Në Kosovë, çështjet që ndërlidhen me shëndetin mendore dhe çrregullimet mendore mbeten ende tabu në diskursin public.

Anën tjetër, statistikat institucionale flasin për mijëra raste të vetëvrasjeve vetëm në pesë vjetët e fundit, dhe dhjetëra mijëra kërkesa mujore në institucione shëndetësore për shkak të cregullimeve të shëndetit mendor.

Stigma dhe informimi i ulët i popullatës mbi shëndetin mendore dhe crregullimet që mund të pasojnë nga dëmtimi tij, mbeten të patrajtuara sa duhet. Rrjedhimisht ende jemi shoqëri e mbyllur karshi kësaj teme.

”Ditarët e Depresionit” është projekt që ka nisur pikërisht për të krijuar hapësiren për të folur lirshëm mbi përjetimet njerëzore dhe pasojat e tyre te individin e çdokush përreth, pa harruar të adresojë edhe problemet institucionale me të cilat përballen njerëzit me çrregullimeve të shëndetit mendor me fokus depreisonin.

Projekti është iniciativë e gazetares Leonora Aliu, e cila përmes përjetimeve familjare dhe depreisonin tek nëna e saj po synon që të nxit debatin në diskursin public dhe të iniciojë ndryshimet.

Ekspozita e realizuar nga Ferdi Limani, si pjesë e projektit “Ditarët e Depresionit” është reflektim i një dromcë përjetimi sa personal, aq të përbashkët që ka për synim ta thyej heshtjen përmes rrëfimeve personale të njerëzve që kanë vuajtur nga depresioni.

Është ftesë për të gjithë që besojnë në barazi e mbrojtje të viktimave të çrregullimeve mendore, që të bashkohen në thirrjen për të thyer heshtjen, të luftojmë stigmën dhe të avokojmë për ndryshimet e nevojshme. Dhe mbi të gjitha, është një rrëfim mbi shpresën.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 korrik 2020, kur edhe do të ipen prononcime për media nga Ferdi Limani dhe Leonora Aliu në lidhje me projektin.

Kjo ekspozitë është realizaur me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Leonora Aliu dhe Ferdi Limanit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian ose BIRN-it dhe AGK- së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)