20 Prill 2024

Hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Prishtinë, 14 qershor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) vlerëson së dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur.

Mjerisht, në shoqërinë tonë sipas RrGK-së viktimat e dhunës në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë.

"Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”", thekson RrGK. 

Për ta adresuar këtë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës dy ditore “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. 

Kjo ekspozitë shpalosë disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga RrGK.

 Për më tepër, ekspozita u mundëson qytetarëve të informohen mbi atë se çka ofrojnë institucionet në trajtimin e këtij lloji të dhunës, ku munden me u mbështet, dhe me kërku ndihmë e drejtësi.

Ekspozita e cila përmban materiale multimediale dhe interaktive, përveç kryeqytetit, në muajt e ardhshëm do të shfaqet edhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW), Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), TOML, Night Design, si dhe nga biznese e vullnetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)