16 Dhjetor 2019

Hapet ekspozita 'Bukuria e betonit' e fotografit francez Etienne Rémond

Prishtinë, 10 shtator - Aleanca Franceze prezanton ekspozitën e fotografisë "Concrete Beauty: Bukuria e betonit", të fotografit francez Etienne Rémond, nga sot deri me 30 shtator 2019.

Kjo ekspozitë organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.     

Etienne Rémond është marrë me fotografi tani më për afër 6 vjet, por asnjëherë nuk ka qenë aq i inspiruar sa në Prishtinë ku ai tani jeton prej gjashtë muajsh. 

Edhe pse, për shumë njerëz, pamjet e errëta të luftës mund të jenë gjëja e parë që ju bie në mend kur flasim për Kosovën, ju duhen vetëm disa ditë këtu për të kuptuar që këto pamje i përkasin të kaluarës.

I befasuar nga gjallëria e Prishtinës, ai shpejt e kuptoi se ajo që e befasoi me të vërtetë ishte se sa i fortë ishte kontrasti midis kësaj jete  dhe kornizës së saj të vrazhdë të betonit.

Kjo është ajo që ai është përpjekur ta kapë duke e lënë veten tu humbiste nëpër qytet dhe ta bënte atë pjesë të vetes: jetën dhe energjinë që përmban brenda kufijve të mbyllur, një rini të gjallë që ekziston në mes të këtyre ndërtesave të vjetra dhe të pa mirëmbajtura jugosllave, hoteleve dhe ndërtesave të reja dhe baletit të pandërprerë të vinçave që i shoqërojnë. 

Hapja e ekspozitës do të bëhet sot në prezencë të fotografit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)