19 Mars 2024

Hapen edhe dy minibiblioteka në Prishtinë

Prishtinë, 12 dhjetor - Organizata Jo Qeveritare ETEA dhe  Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e dy minibibliotekave në Sheshin “Adem Jashari” dhe Kampusin Universitar në Prishtinë.

Kryeqytetit po i shtohen edhe dy minibiblioteka të reja. "Pas pezullimit të procesit të hapjes së minibibliotekave me qëllim të ndërmarrjes së masave për rritjen e nivelit të sigurisë dhe mirëmbajtjes së tyre – kthehemi prap për të vazhduar më tutje me hapjen e minibibliotekave të reja. "

E gjithë kjo punë në nderim dhe promovim të dijes, përkatësisht librit, mbi bazën e të cilit do duhej të ngritet çdo personalitet njerëzor – po bëhet falë një bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si: ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria "Dukagjini", Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë qe kanë ndarë mjete financiare dhe libra për minibibliotekat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)