25 Prill 2024

Hapen dyert e Kino Bahçes

Prishtinë, 17 korrik - Të martën e ardhshme Lumëbardhi i hapë dyert për vizitorët konform masave momentale të aplikuara për mbrojtjen prej përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.
 
Duke mbetur në gatishmëri për t’iu rikthyer programit filmik të ndarë paraprakisht me publikun, Lumbardhi do të përqëndrohet në programin digjital dhe atë që realizohet në ambient të hapur që do të zë vend në Kino Bahçen e renovuar.
 
Aktiviteti në Bahçe, do të gravitojë rreth Kuzhinës verore, e cila sikur vitin e kaluar, do të ofron një meny të freskët me kombinime mes interpretimeve  të kuzhinës lokale dhe alternativave vegjetariane, duke shërbyer si pikëtakim i Lumbardhit me komunitetin e vet, si dhe hapësirë për diskutime e bashkëbisedime të momentit.
 
Që nga e marta, me live set me Snezhinkën nisin edhe sesionet javore të dëgjimit që ftojnë miq vendorë dhe përtej kufijve, të pranishëm fizikisht ose virtualisht, në kurimin e seteve muzikore të pasditës.

Në javën e hapjes Lumbardhi mirëpret solo koncertin e pianistit, kompozitorit dhe multi-instrumentalistit nga Shqipëria, Robert Bisha të titulluar ‘Home Neverland’ që vjen me datën 25 korrik si dhe një bisedë që pason të nesërmen. Programet tjera publike do të kumtohen në baza javore, në përputhje me  vendimet e reja të institucioneve përkatëse.

Masat momentale përcaktojnë praninë e një publiku të kufizuar në 50 persona që shpresojmë të zgjerohet në të ardhmen dhe t’i rikthejë jehonat e zërave të publikut entuziast, në hapësirat e Lumbardhit.
 
Përveç të hënave, Lumbardhi do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 10:00 - 20:30. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)