22 Tetor 2020

Gjithçka gati për edicionin e tretë të Prishtina Jazz Week

Prishtinë, 26 shkurt - Ndonëse ky dimër ka qenë më i ngrohtë se zakonisht, duket se java e pare e marsit do të jetë më e ngrohta ndonjëherë.

Tashmë në edicionin e tretë, Prishtina Jazz Week 2020 e vazhdon traditën e organizimit të super koncerteve të zhanrit xhaz në Kino ARMATA me artistë të njohur të xhazit nga bota dhe vendi, me punëtori muzikore në Dit’ e Nat’ ku do të kenë qasje të gjithë ata që duan të marrin mësime nga xhaz maestrot musafirë, dhe me jam sessions te çmendura deri në orët e hershme të mëngjesit në Zanzi Jazz Bar.

Organizuar nga 2-6 mars në lokacionin ikonik Kino ARMATA në Prishtinë, Prishtina Jazz Week 2020 fillon furishëm me xhaz vokalisten Nikoletta Szőke Quartet feat.

Kristóf Bacsó nga Hungaria, për ta vazhduar natën e dytë me xhaz vokalisten, kompozitoren dhe aranzhuesen e jashtëzakonshme Elif Çağlar dhe bendin e saj nga Turqia, pasuar nga Marcos Varela Trio me 4 mars dhe Broken Circles ft. Joel Ross me 5 mars, dy xhaz formacione të njohura nga SHBA, dhe për ta përmbyllur festivalin me një ndër performansat e para të Prishtina Big Band, ansambli i sapo formuar i 17 artistëve vendor udhëhequr nga Armend Xhaferi.

Krahas xhaz koncerteve të jashtëzakonshme, Prishtina Jazz Week 2020 organizon edhe punëtoritë muzikore në Dit’ e Nat’ udhëhequr nga artistët pjesëmarrës dhe ku muzikantët e interesuar të të gjitha moshave, gjinive apo etniciteteve do ta gjejnë hapësirën e sigurtë për t’u rritur, për të bashkëpunuar dhe për të përparuar në instrumentin e tyre.

E qershia mbi tortë janë jam session të çmendura të cilat do të organizohen çdo natë pas koncerteve në Zanzi Jazz Bar.

Aty do të zgjidhen të gjithë rrypat, do të thyhen të gjitha barrierat dhe do të hapet çdo cep i skenës për t’u shndërruar në ftesë të parezistueshme për të gjithë muzikantët prezentë, vendor dhe të huaj, ta lënë momentin ta marrë rrjedhën, dhe muzikën të rrjedhë nga të gjithë së bashku.

Ky pra është shpirti i Prishtina Jazz Week: të sjell muzikantë dhe njerëz të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota në Prishtinë për ta inspiruar njëri tjetrin, të krijojë platforma për mësim, përparim dhe rritje muzikore, dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi në mes të të gjithë artistëve prezent.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020 - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)