05 Mars 2021

Gjilani nderon personalitetet e vitit, Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu

Gjilan, 14 qershor - Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, në kuadër të shënimit të ditëve të clirimit, ka nderuar me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu, të cilët po shkelqejnë në arenën ndërkombëtarë.

Adriana Matoshi, e cila është shpallur aktorja më e mirë në festivalin “See A Paris” në Francë për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, ka thënë se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar me mirënjohjen.

Ajo ka kujtuar në këtë aktivitet kohën e saj që nga lojërat e saj si fëmijë, angazhimin në role të ndryshme në Teatër, pastaj edhe si menaxhere e Teatrit të Qytetit dikur.

Ajo, njëkohësisht, ka përgazuar kryetarin Haziri për angazhimin që është duke bërë në vazhdimësi në sektorin e investimeve në përgjithësi dhe vecanërisht në sektorin e kulturës që Gjilanit me mbështetjen e tij i ka dhënë emër dhe frymë kulturës në përgjithësi.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili është producent i filmit “Nëntori i Ftohtë”, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për kujdesin e vecantë që e shfaqë për aktorët në përgjithësi dhe kulturën, duke i mbështetur në të gjitha projektet.

Këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani dhe drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021  - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)