27 Nëntor 2021

Gërvalla bisedon për mundësi bashkëpunimi me komunitetin kulturor e biznesor në Tiranë

Tiranë, 19 tetor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar vizita dhe është takuar me përfaqësues të institucioneve kulturore, të arsimit si dhe komunitetin e biznesit në Tiranë.

Gërvalla vizitoi shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Gjithashtu vizitoi Liceun artistik “Jordan Misja”, ku edhe ka ndjekur mësimet si nxënëse si dhe muzeun “Shtëpia me Gjethe”.

Ajo takoi edhe përfaqësues të bizneseve që promovojnë inovacionin dhe bizneset në sektorin e teknologjisë së informacionit si ICTS Lab.

Në të gjitha vizitat ajo bisedoi për mundësi bashkëpunimi me institucionet dhe komunitetin artistik e biznesor të Kosovës në krijimin e përmbajtjeve promovuese shqiptare nëpër botë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)