14 Tetor 2019

Galeria Qahili hap ekspozitën 'Realitete të Zgjeruara' të Monika Kropshofer

Prishtinë, 30 shtator - Galeria Qahili organizon sot hapjen e ekspozitës Realitete të Zgjeruara të Monika Kropshofer.

Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut - fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj. Arkitektura dhe elementët e saj - fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer.

Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.

Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 30 shtator deri me 12 tetor 2019.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)