20 Gusht 2018

Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspozitën 'Mjegull'

Prishtinë, 17 maj - Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës 'Mjegull' me artistët Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari, kuruar nga Avi Lubin.

Çka do të thotë të jesh një shtet pjesërisht i njohur, si Kosova? Çka do të thotë të jesh territor në mosmarrëveshje?

Në një kohë të stresit gjeopolitik, frustrimi i momentit aktual politik dhe jostabilitetit, kur nuk dihet se çfarë të pritet dhe si të veprohet, kjo ekspozitë mëton të mendojë për potencialin që ka  realiteti i mjegullt si dhe të reflektojë mbi faktin se mungesa e qartësisë mund të krijojë shtigje të reja të pamjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018

- Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)