26 Shkurt 2021

Gaga dhe Lopez do të interpretojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden-it

Washington, 15 janar - Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden më 20 Janar.

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-së, ndërsa Jenifer Lopez do të paraqitet me interpretim muzikor.

Ceremonia e betimit do të mbahet me pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të njerëzve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pas incidenteve në ndërtesën e Kongresit Amerikan më 6 janar.

Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato do të interpretojnë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën moderator do të jetë aktori i famshëm amerikan Tom Hanks.

Ditën e ceremonisë, 21 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare do të shërbejnë në kryeqytetin Washington, ku masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)