19 Mars 2024

'Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990 - 1991' do të ekspozohet në Irlandë

Prishtinë, 21 shkurt - Iniciativa për Histori Gojore ka bërë të ditur se ekspozita 'Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990 - 1991',  hulumtuar dhe  kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore do të  ekspozohet në EVA International, Bienali i Limerick-ut, edicioni i 39-të, Irlandë nga 4 shtator - 15  nëntor, 2020.    

Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990 -1991 fillimisht është ekspozuar në Galerinë e Arteve në  Pejë më 25 prill - 21 maj, 2018.    

 Kuratorja dhe udhëheqësja e hulumtimit, Erëmirë Krasniqi kishte punuar nga fundi i vitit 2015 deri në  vitin 2017 në realizimin e intervistave të historisë gojore me aktivistë të fushatës së pajtimit të gjaqeve,  ish të burgosur politik, klerikë fetar, dhe familje që kishin falur gjakun.    

 Nga viti 2017 deri 2018, Erëmirë Krasniqi kishte punuar në konceptin kuratorial të ekspozitës Fushata  e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991.

Koncepti i ekspozitës përdorë tregimtarinë si parim organizativ dhe  huazon struktura narratologjike nga intervistat e historisë gojore.

Koncepti kuratorial vë në qendër  praktikat imateriale, dijen e cila është intimisht e lidhur me kujtesën, dhe si e tillë trajton një histori e  cila ka lënë fare pak apo aspak objekte materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)