29 Nëntor 2020

Fondacioni Shtatëmbëdhjetë fillon biseden për gjendjen e hapësirave të braktisura

Prishtinë, 23 tetor - Pas intervenimit artistik specifik për lokacionin, “but first, check the water”, në kuadër të edicionit të tretë të “Metamorphosis”, fillon me serinë e bisedave që e ka titulluar “Off the record”.

 Biseda e parë që do të zhvillohet sot në “Kino Armata”, fokusohet në gjendjen e hapësirave të braktisura.

Të ftuar për këtë bisedë do të jenë zëvendësministri i kulturës Engelbert Zefaj, drejtorja e kulturës në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, drejtori i organizatës CHwB Sali Shoshi dhe poetja Ervina Halili, projekti “Rilindja”.

Se sa është e rëndësishme të ruhen hapësirat e braktisura, cilat janë hapat që duhet ndërmarrë për mbrojtjen dhe funksionalizimin e tyre, cili është roli i institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi në këtë drejtim, janë vetëm disa pika që do të trajtohen në kuadër të kësaj bisede.

Me këtë bisedë po e bëjmë hapin e parë drejt hapjes së diskutimit publik, ngritjes së përgjegjësisë institucionale ndaj objekteve të braktisura, dhe njëkohësisht vetëdijesimit rreth rëndësisë së tyre.

Praktika botërore tashmë na dëshmojnë se si hapësira të tilla mund të rifunksionalizohen dhe të hyjnë në shërbim për gjithë komunitetin. Po ashtu edhe se si mund të ruajmë një pjesë të historisë, qoftë ajo për nga vlerat e trashëgimisë kulturore, arkitektonike apo edhe simbolike për qytetin.

Metamorphosis, projekt i cili zbatohet nga Fondacioni Shtatëmbëdhjetë, e përdor artin dhe kulturën si mjet kryesor për të ngritur zërin për rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirës publike.

Një gjë e tillë mendohet të arrihet duke rikthyer në jetë objektet e braktisura, t’i rivitalizojë ato qoftë edhe për një ditë.

Në këtë formë mëtohet që të dokumentohet kujtesa kolektive e një të kaluare për të cilën pak flitet, si dhe që hapësirat publike të shfrytëzohen për të mirën e komunitetit.

Metamorphosis, veçanërisht fokusohet në objekte, monumente, hapësira publike të cilat janë edhe produkt i proceseve të ndryshme shoqërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2020

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë tryezë diskutimi virtuale ku do të diskutojnë mbi temë “Rritja e çmimit të sigurimit të veturave”. (Zoom - https://zoom.us/j/93762049067, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)