19 Prill 2024

Fondacioni Lumbardhi dhe Vardar Film nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prizren, 15 prill - Fondacioni Lumbardhi dhe Vardar Film nënshkruan memorandum të  bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të programeve të shkëmbimit për shfaqje të filmave, ngritje të kapaciteteve si dhe bashkëpunimit rajonal të institucioneve të filmit dhe trashëgimisë kinematografike.  

Drejtori i Vardar Film nga Shkupi, z. Sani Saidi ishte i pranishëm në Prizren për ta nënshkruar memorandumin i cili nga ana e Fondacionit Lumbardhi, u nënshkrua nga drejtorja për financa dhe administratë, Fitore Rexhepi.

Prodhimet e Vardar Film në kuadër të këtij bashkëpunimi, Etja (1971) dhe Pjesa maqedonase e ferrit (1971) do të shfaqen përbrenda programit të filmit "LXX", në vazhdën e ngjarjeve të planifikuara për ta festuar 70 vjetorin e hapjes së Kinemasë Lumbardhi.

Programi është zhvilluar në vazhdimësi të kërkimit arkivor të projektit Kinofigurimi, bazuar në listat e filmave të shfaqur në periudha të ndryshme të historisë së kinemasë, të përzgjedhur nga zëvendës drejtori për kërkim dhe program i Fondacionit Lumbardhi, Bengi Muzbeg, kineastja, kuratorja e filmit dhe studiuesja Kumjana Novakova si dhe drejtori artistik i Dokufest, Veton Nurkollari.
 
Vardar Film është kompani e prodhimit dhe shpërndarjes së filmave me seli në Shkup, Maqedoni e Veriut. Ka filluar funksionimin në vitin 1947 dhe sot vepron si qendër moderne filmike dhe edukative. Ndër tjera, Vardar Film ka bashkëpunuar edhe me Kosoavafilm, në bashkëprodhimin e filmave të Besim Sahatçiut, “Era dhe Lisi” (1979) si dhe “ Njeriu prej dheu” i Agim Sopit (1984).

Filmat do të shfaqen falas në Kino Bahçe, mes datave 25 maj – 30 shtator.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)