20 Shtator 2019

Filmi “Martesa” prezentohet para anëtarëve të Akademisë OSCAR

Hollywood, 20 nëntor - Filmi i metrazhit të gjatë “Martesa” i përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës u prezentua në 3 shfaqje para anëtarëve të Akademisë Amerikane të Filmit në tetor dhe nëntor të këtij viti, pas përzgjedhjes së filmit Blerta Zeqirit për ta përfaqësuar Kosovën në garën Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. 

Në shfaqjen e së shtunës së kaluar në Los Anxhelos, shikuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe anëtare të Akademisë Oscar, patën mundësi të bisedojnë me regjisoren e filmit Blerta Zeqiri, producentin Keka Kreshnik Berisha dhe drejtoren e fotografisë Sevdije Kastrati në një seancë të pyetjeve dhe përgjigjeve. 

Filmi “Martesa” është përzgjedhur nga komisioni kosovar ta prezentojë Kosovën në garën për filmin më të mirë të huaj, ku anëtarë të përzgjedhur të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS) do ta kenë mundësinë të votojnë në fazën e parë të votimit për filma të metrazhit të gjatë të propozuar nga 87 shtete.

Faza e parë e votimit do të rezultojë në një listë të shkurtër prej 9 filmash që do të bëhet publike në mesin e muajit dhjetor, kurse faza e dytë e votimit do të përfundojë në janar, kur edhe prezentohen 5 filmat e nominuar për garën Oscar, që do të kurorëzohet me shpalljen e fituesit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 24 shkurt të vitit të ardhshëm. 

“Gara për filmin më të mirë të huaj është garë jashtëzakonisht e vështirë, pasi që jemi kundër regjisorëve me të mëdhenj botërorë dhe njeherit fituesve të festivaleve më të mëdhenj botërorë, si atij të Kanës, Berlinit dhe Venedikut."

"Megjithatë, sado të vogla t'i kemi gjasat kundër gjigantëve botërorë të kinematografisë, ne duhet ta promovojmë sa më shumë filmin tonë dhe Kosovën te anëtarët e Akademisë Oscar që ta rrisim mundësinë për ta kaluar fazën e parë të votimit”, tha Blerta Zeqiri, regjisorja e filmit Martesa.

Përveç “Martesës” dhe konkurrimit të këtij filmi të gjatë në garën e filmit më të mirë të huaj, në konkurrencën e sivjetme të çmimeve Oscar për filmin më të mirë të shkurtër kanë kualifikuar edhe filmi “Gardhi” i Lendita Zeqirajt dhe “Ajo” i More Raçajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)