28 Mars 2024

Filmi i radhës me Agjentin 007 mund të titullohet “Eclipse”

Hollywood, 22 mars - Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri tani, por një lajm i mirë vjen nga “Production Weekly”, sipas të cilit filmi i radhës me Agjentin 007 mund të titullohet “Eclipse”.

Në shkurt u përfol për “Shatterhand”, por përfaqësues të produksionit e hodhën poshtë këtë variant. Xhirimet janë në program për të nisur më 6 prill në “Pinewood Studios” në Londër dhe në Matera, në Itali.

Rami Malek është angazhuar për të interpretuar personazhin negativ në filmin me protagonist kryesor Daniel Craig, në paraqitjen e tij të fundit, të supozuar deri tani, në rolin e Agjentit 007. Naomie Harris, Ralph Fiennes e Ben Whishaw do të rikthehen në rolet përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)