18 Prill 2024

Filma të animuar nga Kosova dhe Vishegardi në Kinemanë Jusuf Gërvalla

Prishtinë, 27 dhjetor - Si pjesë e projektit të Anibar “Kultivimi i kulturës së filmit të animuar ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit” i cili u zbatua para dhe gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e një programi të përbashkët të filmave të animuar në të gjitha vendet partnere: Kosovë, Hungari, Sllovaki, dhe Poloni.

Ky program është kuruar me qëllim të prezantimit të filmave të animuar të prodhuar nga të gjitha vendet partnere, dhe do të shfaqet në secilin nga këto vende. Kjo ngjarje do të organizohet për të forcuar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin midis vendeve partnere në fushën e animacionit, dhe me qëllim të promovimit të filmave dhe filmbërësve të rinjë nga këto vende.

Muajin e kaluar ky program i filmave është shfaqur në Budapest në Universitetin Metropolitan të Budapestit dhe në Bratislava në kinemanë Foajé, këtë muaj programi do të shfaqet në Kosovë me datën 28 Dhjetor 2017, në ora 18:00 në kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, për të vazhduar në muajin tjetër në Poloni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)