16 Shtator 2019

Fillon paratestimi i Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë

Prishtinë, 29 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me UNICEF-in është duke zhvilluar paratestimin e pyetësorëve të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS6).

Për të parë nga afër ecurin e realizimit të paratestimit të pyetësorëve të Anketës MICS6, gjatë ditës së sotme, kanë dalë në terren edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi dhe shefi i Zyres së UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin.

Vizita në terren u realizua në fshatin Hajvali të Komunës së Prishtinës, ku bashkë me anketuesit u mirëpritën në një familje nga ky fshat, ku edhe u zhvillua anketa.

Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi falënderoi UNICEF-in për përkrahjen e vazhdueshme financiare dhe ekspertizës ndërkombëtare që i jep ASK-së. Po ashtu, ai iu falënderua edhe familjes mikëpritëse në Hajvali.

Ndërkaq, shefi i Zyres së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Shahin ndër të tjera tha se UNICEF-i është shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka me Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe realizimin e kësaj ankete në terren, krahasuar me vendet e tjera në Rajon.

Anketat e Treguesve të Shumëfishtë (MICS) janë anketa të ekonomive familjare të dizajnuara për të siguruar informata të përditësuara mbi gjendjen e fëmijëve, grave dhe burrave, dhe për t’i matur treguesit kyç, që iu mundësojnë shteteve ta monitorojnë progresin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) dhe qëllimeve, caqeve dhe treguesve të tjerë të rënë dakord në nivel ndërkombëtar.

MICS-i në Kosovë është realizuar për herë të parë në vitet 2013-2014. Ndërkaq, tani është rundi i dytë i kësaj ankete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)