25 Prill 2024

Fillon kampi me 40 të rinjë nga Kosova, Europa dhe SHBA

Prishtinë, 5 gusht - Sot fillon me kampin ndërkombëtar me 40 të rinjë nga Kosova, rajoni, Europa dhe Amerika veriore të cilët për një javë do të jenë të vendosur në Qendrën Rekreative të Gërmisë dhe përmes aktiviteteve të ndryshme socializuese, argëtuese dhe edukuese do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të komunkimit, punës në grup dhe poashtu do të njihen me bukuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës.

Ky kamp organizohet nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - Toka dhe ka për qëllim të promovojë Kosovën dhe të thellojë miqësitë mes të rinjëve të Kosovës dhe gjithë vendeve tjera të botës, njëkohësisht shërben si një ngjarje përmes së cilës po ndërtohen marrëdhënie të reja miqësie mes dy shteteve simotra, atë të Kosovës dhe Iowas të Amerikës.

Më saktësisht, të rinjtë e komunës së Gjakovës dhe Pejës do të takohen për herë të parë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat simotra, ato të Johnston dhe Fort Dodge të shtetit të Iowas në Amerikë.

Pjesëmarrësit e kampit janë nga Kosova, Maqedonia, Rumania, Finlanda, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kampi do të zgjasë një javë dhe përfundon me datën 12 gusht 2017.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)