25 Prill 2024

Fillon ‘Java e Dizajnerëve’ e fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’

Prishtinë, 13 dhjetor - Për festat e funditit, dyqani i bamirësisë ‘Teshavesha’, program në kuadër të fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, me mbështetjen e partnerit besnik Albi Group organizon ‘Javën e Dizajnerëve’ me kreatorët: Agnesa Vuthaj, besë, Enkelejda Shatri, Krenare Rugova, Teuta Mtaoshi Duriqi dhe Yllka Brada, e cila fillon sot në katin e dytë në Albi Mall.

Për herën e katërt radhazi, dizajnerët Kosovarë mblidhen për të dhënë kontributin e tyre për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vend përmes dhurimit të kreacioneve të tyre pë ‘Javën e Dizajnerëve’.

 Pas ekspozimit të kreacioneve të dizajnerëve në hapësirat e Albi Mall, këto donacione do të janë në shitje me çmime shumë herë më të lira për klientët e interesuar.

Fondet nga shitjet e kreacioneve do të financojnë furnizimin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Pediatrisë me medikamente, do të ndihmojnë hapjen dhe zhvillimin e ‘Klasave për Nëna’, si dhe do të ndihmojnë në zhvillimine transportit neonatal në vend.

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ që nga Qershori i 2016-ës, ku tashmë operon me dy dyqane në qytetin e Prishtinës, falë partnerëve dhe klientëve besnik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)