28 Mars 2024

Fillon festivali tradicional “Ylberi i Prishtinës”

Prishtinë, 9 shtator - Festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” organizohet për të pesëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është ngjarja më e rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë.

Festivali organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, do të defilojnë mbi 500 fëmijë nën tingujt e muzikës me veshjet tradicionale kombëtare duke prezantuar vlerat kulturore përmes valleve të ndryshme të qyteteve dhe shteteve që përfaqësojnë.

Këtë vit do ketë shumë risi me qëllim që ky manifestim të lë mbresa të veçanta tek qytetarët e posaçërisht tek fëmijët. Përpos ansambleve vendore, pjesëmarrës do të jenë edhe ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria dhe Turqia. 

Sot duke filluar nga ora 16:30, para hapjes solemne të festivalit, do të organizohet edhe defileu me të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival. Defileu fillon nga Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar me tutje përgjatë bulevardit “Nëna Terezë” deri tek Sheshi “Skënderbeu”.

Pas defileut, të gjithë fëmijët pjesëmarrës do të jenë pjesë e ceremonisë së hapjes së festivalit në Sheshin “Zahir Pajaziti”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)