25 Prill 2024

Fillon Festivali i Filmit “Hyjnesha në fron”

Prishtinë, 30 shtator - Sot në Fushë Kosovë  fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron” (Hn’F), një ndër ngjarjet më të shënuara nga fusha e kulturës në vendin tonë.

Festivali i Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, i cili këtë vit shënon edicionin jubilar, të dhjetin me radhë, do të mbahet në hapësirat e Stacionit të trenit, në Fushë Kosovë, ndërsa hapja solemne do të bëhet në “Hotel Hyjnesha”, që gjendet pranë stacionit.

“Hyjnesha në fron” do të zgjasë pesë ditë dhe projeksionet e tij do të realizohen në tri lokacione, përkatësisht në tren, në sallën e Stacionit të trenave dhe në “Hotelin Hyjnesha” ku edhe do të zhvillohet gala mbrëmja e hapjes ceremoniale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)