04 Shkurt 2023

Fillon edicioni i 22 –të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë

Prishtinë, 16 nëntor - Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantojë sot edicionin e 22-të - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës Belgjikës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.

Hapja zyrtare e Festivalit do të bëhet sot në Kino Armata, ndërsa shfaqja e filmit premierë 'France' nga Bruno Dumont do të fillojë nga ora 19:00.

Për programin e Festivalit të Filmit Frankofon dhe rëndësinë e Frankofonisë në Kosovë do të flasë ambasadori i Francës, Olivier Guérot, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, dhe përfaqësues nga përfaqësitë diplomatike të Zvicrës dhe Belgjikës.

Tema e filmave për këtë edicion është "Amour Toujours" ilustrim i përsosur i këtyre 22 viteve takimesh romantike me Artin e 7-të. Ju ftojmë t’i bashkëngjiteni edhe ju kesaj romance kinematografike!

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Në të njejtën kohë me Festivalin është duke u zhvilluar edhe “La Semaine Du Gout” Java e shijes, dhe trajtimi i gastronomisë “në stilin francez” dhe për këtë aktivitet nga Franca e kemi Shefin e kuzhinës, Chef Christophe dhe asistenten e tij Nathalie Vuitton.

Ato do të jenë çdo ditë në Institutin për aftësim profesionale KTC–së dhe në Espace France "le Vieux Lyon" ku do të mbajnë trajnime në fushën e kulinarisë.

Me këtë rast do të zhvillohet edhe vizita eAmbasadorit të Francës në Institutin e Trajnimit Profesional të KTC-së dhe në Espace France "le Vieux Lyon" në Fushë Kosovë, e cila do të mbahet nesër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)