25 Prill 2024

Fillon edicioni i 20 –të i “Javëve të Frankofonisë në Kosovë"

Prishtinë, 5 mars - Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantoj, edicionin e 20-të programit të Javëve të Frankofonisë në Kosovë.

Këtë vit, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë feston 50 vjetorin e saj. Javët e Frankofonisë 2020 zhvillohen nga 5 deri më 31 Mars në Prishtinë dhe në tri qytete të tjera të Kosovës, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

 Ngjarjet e planifikuara për këtë rast organizohen në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ambasadat dhe misionet diplomatike të Belgjikës, Kanadasë,Hungarisë, Luksemburgut,  Republikës Çeke, Zvicrës, si dhe Aleanca Franceze e Prishtinës, Qendra Universitare Frankofone e Prishtinës dhe Shkolla Ndërkombëtare Franceze e Prishtinës.

 Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, Agjensinë Universitaire të Frankofonisë,  Instituti Francez Paris,  dhe falë mbështetjes së sponsorëve (Banque TEB, Interex, Swiss Diamond Hotel).
 
Konferenca për medie do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. 

Për shpalosjen e programit dhe rëndësin e Frankofonisë në Kosovë do ju flasë Ambasadorja e Francës në Kosovë Znj.  Marie-Christine Butel, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësues nga Ambasadat e Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut.
 
Ndërsa ceremonia e hapjes  do të mbahet po të enjten me 5 mars në ora 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qëndrore Universitare, me koncertin nga Erza Muqolit nga Franca, dhe Korin Siparantum nën drejtimin e Memli Kelmendit.
 
Gjatë muajit mars, Javët e Frankofonisë do të jenë të pasura me një shumëllojshmëri të gjerë të ngjarjeve: koncerte, konferanca, filma, ekspozita, letërsi, rini, gastronomi, punëtori, filma të metrazhit të gjatë, dhe të shkurtë.

Në focus do të jenë artistë e poetë si Arta Dobroshi, Sophie Guyot, Julie Dénès, Anna Anderegg, dhe Bernard Cerquiglini, ndërsa në kuadër të javës së shijes franceze  “Goût de France/ Good France” do të na nderoj profesori  i gastronomisë franceze  Chef Christophe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)