22 Shkurt 2020

Fillon edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë

Prishtinë, 2 nëntor - Ambasada e Francës në Kosovë do te prezantojë sot edicionin e 18 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Festival  organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Fillimisht në një konferencë për media shpalosjen e programit dhe rëndësinë e Frankofonisë në Kosovë do flasë ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, Zëvëndësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit zonja Burbuqe Bakija, Zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme zonja Rejhane Vuniqi, dhe përfaqësues nga përfaqësitë diplomatike të Zvicrrës dhe Belgjikës.

Ndërsa hapja e festivalit do të mbahet në Cineplexx, me shfaqjen e filmit Au Revoir là – haut nga Albert Dupontel.

Tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali  është lufta  e Parë Botërore, kjo me  rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur në bazë të bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Me këtë rast filmat kosovarë të cilët do të shfaqen gjatë Festivalit të Filmit Frankofonë do të përkthehën në gjuhën frënge, dhe kështu do të jenë gati të prekin filmdashësit anekënd botës frankofone.

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)