25 Prill 2024

Fillojnë aplikimet për mbjellje të drurit në parkun e të martuarve

Prishtinë, 28 korrik - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.

Hapja e parkut do të bëhet me 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar. Ju rikujtojmë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:  15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës, 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër dhe 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
 
Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)