22 Janar 2020

Filharmonia e Kosovës, homazh për viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit

Prishtinë, 8 dhjetor - Filharmonia e Kosovës, ka mbajtur koncertin e organizuar në kuadër të aktiviteteve në shënim të fushatës globale 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Në hapje të koncertit, të pranishmëve iu drejtua Kordinatorja për Zhvillim e Agjencioneve të Kombeve të Bashkuara në Kosove, Ulrika Richardson e cila tha : “Requiemi” sa është muzikë melankolike , njëkohësisht është muzikë me tone të ngrohta, duke shprehur kështu njëkohësisht dhimbjen për të kaluarën duke nderuar të vdekurit, dhe duke shprehur shpresën për të ardhmën.”

“Në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit, përveÒ« aktivitetit artistik, filharmonia për mision ka edhe përfshirjen në fushata vetëdijesuese si kjo për eliminim  e dhunës në baza gjinore”, u shpreh Dardan Selimaj, menaxher i Filharmonisë së Kosovës.

Sipas programit u interpretua vepra vokalo-instrumentale “Requiem” nga W.A Mozart nga Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestra Simfonike në drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Ky koncert njëherit përkoi me 70 vjetorin e lindjes së dirigjentit Rudi.

Koncerti është homazh për gratë dhe vajzat që ndërruan jetë si pasojë e krimit të dhunës seksuale gjatë konfliktit dhe thirrje për mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale që vazhdojnë të vuajnë në heshtje.

Në rolin e solistëve u prezantuan sopranoja franceze Amelie de Broissia, mezzo-sopranoja kosovare Diellza Sylejmani, tenori Liridon Sadriu dhe bass-baritoni danez Lars Fosser.

Ky koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze në Kosovë dhe Kohavisioni, fuqizuar me mbështetjen e UN Women. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)