23 Prill 2024

Fëmijët festojnë dhe dhurojnë për bamirësi

Prishtinë, 18 dhjetor - Kopshti i Fëmijëve LET Center ka bërë të ditur se sot në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë do të organizojë programin e fundvitit.

Drejtoresha e Let Center Lida Hoxha ka thënë se Programi i fundvitit do te ketë recitale, këngë dhe vallëzim, ku në përfundim të programit do bëhet shitja e kartolinave, biskotave dekorative etj, të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit.

Hoxha ka theksuar se fondet e mbledhura nga shitjet do të dedikohen për programet e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, i cili ka për mision uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)