29 Mars 2024

Fëmijët e Let Center shënojnë 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë, 15 shkurt - Me vjersha, këngë e vallëzime fëmijët e qendrës për shkollarë “LET Center” shënuan 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të emocionuar e shumë të kënaqur ishin fëmijët që performuan. Mirëpo vjershat e këngët nuk ishin e tëra. Ata përmes inskenimeve të shumta në skenë sjellën ngjarjet kryesore ndër vite.

Drejtoresha e Let Center, Lida Hoxha Nexhipi ka thënë se ketë shfaqje e kanë organizuar për nder të 10 vjetorit të Pavaresisë së Repubulikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se Let Center është një qender për qëndirm ditor ku fëmijët kalojnë një pjesë të ditës dhe "sigurisht që secilën fest ne mundohemi ta festojmë së bashku me ta sikur që është organizimi i sotshëm". 

"Gjatë përgatijtes se programit ne jemi kthyer shumë mrapa në histori prej periudhes se Skenderbeut deri të periudha e Adem Jasharit. Kjo ka ndiku që fëmijët të mesojn për historinë e Kosovës në përgjithësi", ka deklaruar Hoxha Nexhipi.

Ajo ka uruar te gjithë nxënesit dhe prindërit e pranishem duke thënë se Dita e pavarësisë së Kosovës është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)