26 Shkurt 2021

ETEA shënon Ditën e Librit

Prishtinë, 24 prill - Për  Ditën Ndërkombëtare të Librit, organizata ETEA, mbajti diskutimin me temën “Libri përgjatë historisë dhe roli i tij në progresin shoqëror”.

Për shkak të rrethanave pandemike, diskutimi u zhvillua virtualisht, ku të pranishëm ishin më shumë se 30 pjesëmarrës.

Me Yll Rugoven, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Durim Abdullahun , autor i emisionit “Codex” dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, u  diskutua për librin që nga parahistoria e deri tek epoka moderne, duke përfshirë këtu edhe gjendjen aktuale të librit në Kosovë.

Durim Abdullahu u shpreh  se shpikja e shkrimit është  ajo që e inauguron historinë. Sipas tij, libri se bashku me romanin, mbeten disa prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit. Abduallahu, po ashtu tha se, romani është njëra në format më të mira të vetedukimit. Ndërsa mungesën e botimeve në vendet shqipfolëse, ai e arsyetoi me faktin se nuk ka pasur sisteme shkollore, përkatësisht traditë shkollore.

E Yll Rugova, tha se nuk  është e rëndësishme a jemi duke përdorur Kindle për ta lexuar një libër a jemi duke e lexuar një tekst në fletore, apo jemi duke e lexuar në telefonin tonë, roli i tekstit është i njëjtë.  Ai shtoi se është mirë që libri mos të identifikohet vetëm me letërsi, sepse ka shumë forma ndryshme se si libri mund lexohet.  Për gjendjen aktuale të librit në Kosovë, Rugova tregoi se ka një numër të vogël të botuesve, autorëve, hulumtimeve dhe revistave shkencore.

Me 23 prill, shënohet edhe Dita e të Drejtave të Autorit. Për këtë, Yll Rugova u shpreh se duhet bërë një  luftë shumë të ashpër ndaj plagjiaturës, dhe se duhet  mbajtur  një balancë ku  mbrohen autorët por nuk lejohet që të dëmtohet përhapja e informatave.

Fjolla Shaipi, pjesëmarrëse në këtë diskutim,  adresoi brengën për cilësinë e librave që udhëzohen nëpër shkolla. Ajo tha se librat shkollorë nuk janë interesant aspak.

Ndërsa, pjesëmarrësja tjetër, Liridona Shehu,  ngriti problemin më të cilin, sipas saj, ballafaqohen shkollat rurale në Kosovë. Ajo u shpreh së në rajonin e Hasit prej nga vjen, ka shkolla të cilat nuk kanë biblioteka fare. Shehu, tregoi se ishte organizata ETEA, ajo e cila para dy vitesh, në bashkëpunim më disa vullnetarë, dërguan libra në shkollën e fshatit Romajë.

23 prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare, pasi në këtë datë kanë vdekur shumë autorë të njohur botëror ndër ta William Shekpeare e Miguele De Servantes. E si propozime librash, Durim Abdullahu sugjeroi librin “Pllugu, Shpata dhe Libri” të Ernest Gellner. Ndërsa, Yll Rugova rekomandoi librin “Histori e shkurtër e kohës” të Stephen Hawking. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)