19 Prill 2024

Elvana Shala ri-emërohet Ambasadore e Vullnetit te Mirë për Kosovën

Prishtinë, 13 shkurt - Në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavaresisë së Kosoves Komisioni Ndërkombetar i të Drejtave të Njeriut pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e Këshillit Suprem të tyre të datës 29 Janar 2018 në Londër, ka vendosur të më ri-emëroj edhe për një mandat të dytë, Elvana Shala si Ambasadore e Vullnetit te Mirë për Kosovën në këtë komision në mesin e 5 Ambasadoreve të vetme në botë të cilëve u është vazhduar ky mision.

Vendimi ka ardhur pas vlersimit të suksesshëm të punës sime 4 vjecare në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si New York, Gjenevë, Dubai, Londer, Texas, Pragë, Turqi etj. dhe iniciativave të ndryshme humanitare dhe sociale të zhvilluara dhe të mbështetura në Kosovë dhe jashtë saj.

"Me këtë vendim, të aprovuar nga Sekretari i Përgjithshëm i IHRC-së, vazhdoj të mbajë misionin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC deri në vitin 2022. Dokumenti zyrtar (tashmë i pranuar përmes emailit) do ti dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ditëve në vazhdim, meqense vizita ime zyrtare në Londër për të pranuar solemnisht vendimin pak ditë më parë u anulua për shkak të vdekjes së papritur të një antëtari të familjes".

"Dua ti falenderoj pafundësisht të gjitha institucionet e Kosovës, Ambasadat tona që veprojnë në botë, Ambasadat e huaja në Kosovë, organizatat joqeveritare mediat dhe të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunimin e vazhdueshëm për arritjen e këtij suksesi."

"Do të vazhdoj të jem zëri Kosovës në cdo cep të botës ku do të kem mundësi, dhe do vazhdoj të jem mbështetje e fortë për të gjithë njerëzit në nevojë e vecanërisht kategoritë e margjinalizuara duke punuar në vazhdimësi kundër diskriminimit të tyre", ka deklaruar Shala. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)