28 Mars 2024

Edicioni i pestë i TEDxPrishtina sjell emra ndërkombëtarë në vend

Prishtinë, 5 tetor - TEDxPrishtina, konferenca lokale që ka si mision promovimin e ideve që ia vlejnë të shpërndahen në Kosovë e më gjerë, rikthehet me edicionin e saj të pestë me temën ‘Pasqyrime’.

Duke ruajtur formatin e suksesshëm të konferencës globale TED, TEDxPrishtina do të mbledhë zëra dhe emra nga disiplina të ndryshme, dhe do të krijojë një hapësirë nxitëse për prezantimin e ideve dhe përvojave të tyre.

Disa nga folësit e këtij edicioni janë Soparanoja me fame botërore Inva Mula, Kryetari i Tiranës Erion Veliaj, Kreshnik Hoti, Arineta Mula, Rron Gjinovci, Visar Ramajli, Stefan Van Dijk, Zake Prelvukaj, Fatmir zymberi, Arlinda Causholli dhe Buna Perteshoni.

Konferenca është e ndarë në 3 seanca, do t’fillojë nga ora 12:00 dhe përfundojë në orën 18:00.

Biletat për pjesëmarrje në konferencë mund të blihen në lokalin SOMA, Bon Vivant, ose Matisse (pranë Zahir Pajazitit).

Qëlimi i organizimit të TEdxPrishtina-së është që të trajtojë tema me rëndësi lokale dhe t’i promovojë çështjet dhe sukseset e Kosovës në rrjetin botëror të TEDx, njëherit duke iu bashkuar kësaj bisede globale. Konferenca bëhet e mundur falë partnerëve z-mobile, Coalition for Social Justice, Ambasada Holandeze dhe Klan Kosova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)