24 Prill 2024

Edhe Sindikatat e Kulturës paralajmërojnë veprime sindikale

Prishtinë, 30 janar - Përfaqësuesit e Sindikatave të Bashkuara të Krijuesve dhe Përformuesve të Kulturës kanë njoftuar se me shqetësim e kanë pranuar informacionin lidhur me përcaktimin e koeficienteve dhe gradave të krijuesve dhe përformuesve të kulturës me Projekt Ligjin për Pagat, në të cilin janë komuniteti i vetëm që pagat aktuale të të cilëve nuk janë marr për bazë në vendosjen e koeficienteve në ligj.
 
Edhe pse sipas tyre do të duhej të ndodhte e kundërta, me këtë projekt ligj, krijuesit dhe performuesit e kulturës dëmtohen shumë rëndë, duke pësuar ulje të pagave aktuale për rreth 50%, paga këto të cilat edhe ashtu shumë janë të vogla në raport me kategoritê tjera si dhe me përgjegjësitë në punë.
 
"Ju njoftojmë që në mungesë të Ligjit për performuesit dhe punonjësit e kulturës, Komuniteti Artistik deri më tani i ka pasur të Rregulluar pagat me Rregulloren (Qrk) Nr. 15/2018 për Gradat dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesëve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore, e cila është miratuar në mbledhjen e 65-të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin 13/65 me datë 13.09.2018.  Kjo rregullore është akti i vetëm juridik që rregullon gradat dhe pagat e punëtorëve të kësaj fushe", thekon Sindikata e Bashkuara e Krijuesve dhe Përformuesve të Kulturës.
 
Është e pakuptueshme dhe e papranueshme sipas tyre se si komisionet përkatëse brenda Kuvendit të Kosovës që kanë punuar në Ligjin për Pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës, nuk kanë përfillur gradat dhe pagat të cilat i gëzojnë tash e sa kohë përmes kësaj rregulloreje punonjësit e fushës së kulturës. Pervec kesaj eshte e jashteligjshme mosperfillja e legjislacionit ne fuqi dhe marrja e vendimeve pa u ko sultuar institucinet pergjegjese ne kete rast MKRS.
 
"Andaj kërkojmë nga vendimmarrësit që në mënyrë urgjente të ndërmerren masat e nevojshme për të parandaluar këtë padrejtësi, e cila i është bërë këtij komuniteti i cili edhe ashtu nuk ka gëzuar paga dhe trajtim meritor. "
 
"Kërkesa jonë e vetme është që komuniteti jonë të zë vend meritor në këtë projektligjduke perkthyer pagat aktual ne koeficiente brenda projektligjit te pagave, përndryshe në do të jemi të detyryar pa dëshirën tonë të marrim masa dhe veprime të ndryshme sindikale", thonë me tutje Sindikata e Bashkuara e Krijuesve dhe Përformuesve të Kulturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)