29 Mars 2024

Edhe një tejkalim i lejes ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit

Prishtinë, 26 janar - Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit nuk ka të ndalur.

Rasti i fundit i kësaj natyre sipas autoriteteve ka ndodhur në fqinjësi të ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Sipas të dhënave nga Drejtoria komunale e Urbanizmit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit, rasti në fjalë ka leje për ndërtim në etazhitet maksimal dy kate, e cila sipas autoriteteve lokale të trashëgimisë kulturore nuk është respektuar dhe është tejkaluar.

Për më tepër, kjo strukturë duhet të respektojë integritetin e asetit të trashëgimisë që është e ngjitur me të.

EC Ma Ndryshe kohë më parë ka theksuar se objekti i Kryqit të Kuq ka vlerë historike, artistike, identiteti, peisazhore, ekonomike dhe funksionale, dhe se fakti që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit i jep automatikisht statusin e objektit të mbrojtur me ligj.

EC përkujton se shumë herë ka bërë thirrje për mbikëqyrje më rigoroze të çdo aktiviteti ndërtimor në Qendrën Historike të Prizrenit.

Prandaj edhe njëherë e përsërit qëndrimin se është koha e fundit që organet shtetërore që kanë përgjegjësi të veprojnë në mënyrë serioze dhe më energjike për zbatimin e plotë të legjislacionit në raport me këtë zonë të mbrojtur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)