16 Prill 2024

Ec Ma Ndryshe kërkon parandalimin e rrënimit të ndërtesës në rr. "Bajakli"

Prizren, 26 korrik - Sot në terren është vërejtur që kulmi i ndërtesës që gjendet në rrugën "Bajrakli" ka filluar të shembet. Kjo ndërtesë gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, që sipas Ligjit Nr. 04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Kjo ndërtesë e banimit posedon vlera të trashëgimisë kulturore dhe paraqet një nga tipet karakteristike të arkitekturës së banimit të qytetit. Ndërtesa në fjalë, strukturalisht është në gjendje mesatarisht të dëmtuar dhe rrënimi i kulmit mund të ketë pasoja të pakthyeshme për ndërtesën.

EC Ma Ndryshe konsideron se duhet reagim urgjent nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit dhe Ministrina e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të parandalohet një rrënim i mundshëm dhe të ndërmerren masa preventive për sanimin e gjendjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)