16 Gusht 2022

Dokufest dhe Fondacioni Lumbardhi lidhin partneritet strategjik deri më 2025

Prishtinë, 28 qershor - DokuFest dhe Fondacioni Lumbardhi kanë nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare të partneritetit strategjik, me qëllim të zhvillimit të nismave dhe programeve, ngritjen e kapaciteteve organizative dhe shkëmbimin e burimeve të përbashkëta.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihet LXX, programi i filmit për 70-vjetorin e Kino Lumbardhi, i cili shtrihet edhe në edicionin e XXI të DokuFest, së bashku me një ekspozitë, një performancë dhe programe publike të cilat do të shpalosen në vijim.

Bashkëpunimi parasheh krijimin e hapësirave të përbashkëta të punës, rezidencës, studimit dhe prodhimit, për të mbështetur zhvillimin e krijimtarisë dhe burimeve vendore si  dhe avancuar bashkëpunimet lokale e ndërkombëtare me individë dhe institucione të angazhuar në arte, film dhe edukim.

Marrëveshja vjen pas më se shtatë vite bashkëpunim në drejtim të rijetësimit të Kino Lumbardhit, zhvillimit të platformave në nivel lokal, qendror dhe rajonal, si dhe shkëmbimit të përvojave mes organizata.

Ajo ofron kornizë afatmesme që do të zbatohet përmes ngjarjeve dhe projekteve të përbashkëta deri në vitin 2025 në kërkim, mësim dhe prodhim në arte pamore dhe zanore.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)