18 Prill 2024

Diversiteti kulturor, etnik e religjioz promovim i vlerave të shoqërisë

Prishtinë, 24 qershor  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës së komunitetit egjiptian, ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.

Kryetarja Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës.

Ajo ka thënë se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për promovim të vlerave të shoqërisë.

Ndërkaq deputeti Veton Berisha, në emër të këtij komuniteti i ka ndarë një mirënjohje kryetares Osmani dhe ka kërkuar që dita e këtij komuniteti të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, deputeti Berisha ka përmendur problemet e komunitetit egjiptian me përfshirjen në jetën institucionale dhe mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësimin online.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)