02 Mars 2021

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet edhe në Skenderaj

Prishtinë, 12 gusht - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka vazhduar aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në Skenderaj. Në Skenderaj ministrja u shoqëruara nga zv. ministri Engelbert Zefaj dhe përfaqësues të MKRS-së, ku u pritën nga Kryetari Bekim Jashari i cili i falënderoi qe kanë përzgjedhur këtë komunë për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme.

Ministrja u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi që të rinjtë e Skenderajt ashtu siç të rinjtë e gjithë Kosovës do të kenë vëmendjen e saj dhe të ministrisë duke i ftuar ata që të aplikojnë për grante dhe projekte të cilat i ofron MKRS-ja. Ndër të tjera ajo falënderoi Kryetarin Jashari për mbështetjen në trajnimet për ndërmarrësi të cilat po i ofron MKRS.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë Hoti e ka fokus kryesor punësimin e të rinjve, andaj në këtë frymë bazohet edhe gjithë aktiviteti i MKRS-së. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin e angazhimit që situatën me Covid-19 ta përballojmë sa më mirë dhe të jemi pranë të gjithë të rinjve që kanë nevojë për mbështetje.

Ministrja e theksoi nevojën që të punohet më shumë në drejtim të përfshirjes së të rinjve në institucione të cilët për shkak të mungesës së përvojës së punës shpesh herë diskualifikohen nga konkurset publike. Me ligjin për fuqizimin e rinisë i cili qysh dje ka nisur plotësim-ndryshimin edhe kësaj problematike do t’i gjejmë zgjidhje.” – theksoi ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Jasharaj zbuluan bashkërisht punimin “I Love Kosova” të Qendrës Rinore të Skenderajt i cili u vendos në Sheshin “Idriz Rreci” në Skenderaj.

Kryetari Jashari u shpreh se është fakt i pamohueshëm që Kosova ka një rini profesionale dhe konkurrente në tregun e dijes. “Personalisht kam vendosur që të rinjtë ti kem aleatët më të afërt për zhvillimin e Komunës tonë” - theksoi kryetari Jashari.

Gjatë qëndrimit në Skenderaj, ministrja Dumoshi vizitoi edhe pastiçerinë “Snap Cake” i cili në kuadër të projektit “Praktika në punë”, mbështetur nga Departamenti i Rinisë në MKRS.

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë kur shoh që si ministri kemi kontribuar për diçka kaq madhore e të rëndësishme. Më gëzon jashtëzakonisht fakti të shoh se si mbi 10 të rinj janë angazhuar në këtë ndërmarrje sociale, gjë që reflekton më së miri shpirtin ndërmarrës të të rinjve të vendit tonë, të cilët me përkrahjen e duhur arrijnë të ecin përpara në biznes e ndërmarrësi.” – theksoi ministrja Dumoshi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)