29 Mars 2024

Dita e Fitër - Bajramit nuk do te falet në xhamitë e Kosovës

Prishtinë, 22 maj - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se dita e parë e Fitër - Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër - Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit.

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)