24 Prill 2024

Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi

Prishtinë, 21 mars - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë  aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike.

Ky aktivitet do t’i kushtohet  poetit, studiuesit dhe profesorit  Basri Çapriqi, i cili në muajin janar të këtij viti iku në amshim.

Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, do të lexohen pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të. Gjithashtu, studentët do t’i lexojnë krijimet e tyre.

Takimi letrar do të mbahet sot në amfiteatrin e vogël të Fakultetit të Filologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)