27 Qershor 2019

Disenjatorja Llapashtica, sjell koleksionin e ri për maturantë me mbi 50 modele

 Prishtinë, 17 mars - Paralelisht koleksioneve tjera për çdo vit ka prezantuar edhe koleksionin për maturantë.

Këtë vit, znj. Llapashtica, ka sjellë një koleksion të jashtëzakonshëm dhe ekskluzivisht për maturantë, me mbi 50 modele të ndryshme e të krijuara me shumë kujdes, të cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.

Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera. I radhës pas këtij të fundit do të jetë koleksion  për semimaturantë.

Në fotosesion e tanishëm, mund t’i shihni vetëm disa modele ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 qershor 2019 - Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit. (Objekti qendrorë i MPB-së, ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon seminarin për Monitorimin e Treguesve të Kontratës për Reformën Sektoriale të Reformës së Administratës Publike në Kosovë - Rezultatet e para të vlerësimit të ekspertëve të BE-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova” organizon Forumin “EverGreen Kosovo”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e granteve për fermerët përfitues nga projekti i përbashkët i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Caritas Switzerland, "Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI". (Hapësira e parkingut prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 220kV Drenasi. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Nënstacionit 220/10 (20), në Drenas. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, organizon një konferencë për media “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e kosnideron përkrahjen ndaj Kosovës së Re”. (Shtëpia e Evropes, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matashi, do të vizitojë komunën e Ferizajit, ku bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi  për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.  (Ferizaj, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë certifikatat për pjesëmarrës e kampit veror “Change-Makers”. (Parku i Gërmis, te koshat, ora 12:00)

- Kosovo 2.0 sjell themeluesin e revistës MyKali, Khalid Abdel Hadi i cili do të flasë për rolin e artit në ballafaqimin me çështjet si identiteti gjinor në shoqëritë ku dominojnë disa norma të posaçme, si dhe për sfidat dhe përvojat e tij në zhvillimin e revistës MyKali. (Hapësira e K2.0, ora 18:00)