28 Mars 2024

Dhjetë çmime, dhjetë hyjnesha

Fushë Kosovë, 4 tetor - Bordi i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Hyjnesha në fron”, ka konfirmuar edhe listën e çmimeve, që do t’u ndahen natën finale filmave të përzgjedhur nga juria profesionale përfshirë atë për Filmin Më të Mirë.

Gjithsej, do të ndahen dhjetë çmime në dhjetë kategoritë përkatëse nga dy juritë profesionale, nga juria për filmat e metrazhit të gjatë dhe nga juria e filmave të metrazhit të shkurtë, si dhe një çmim i vetëm do të ndahet në lëminë e filmit dokumentar.

Dhjetë kategoritë përfshijnë: Skenari i Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Regjia Më e Mirë e Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Filmi Dokumentar Më i Mirë, Produksioni Më i Mirë, Fotografia Më e Mirë, Aktorja Më e Mirë, Aktori Më i Mirë, Skenari Më i Mirë, Regjia Më e Mirë dhe Filmi i Gjatë Më i Mirë.

Dy juritë përbëhen nga këto emra artistësh dhe krijuesish filmik nga vendi dhe nga jashtë. Juria për film të metrazhit të gjatë është në këtë përbërje: regjisori Benjamin Hameury, regjisori Lieven Vanhoven, dramaturgu Mentor Haliti, regjisori i teatrit dhe i filmit Mark Norfolk dhe avokati e rokeri Naser Gjinovci. Ndërsa juria e filmave të shkurtë e ka këtë përbërje: Dramaturgu dhe regjisori i teatrit Naser Shatrolli, regjisori i teatrit dhe aktori Ekrem Sopi si dhe dramaturgia Albana Muja.

Çmimet e festivalit të Hn’F-së ndahen, të mërkurën në mbrëmje, në një gala festive në “Hotel Hyjnesha”, në praninë e mysafirëve dhe laureatëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)