26 Shkurt 2021

Çmimin Vjetor për Kinematografi e fitoi regjisori Samir Karahoda

Prishtinë, 1 tetor -  Sot, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë ndarë Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i cili i është dhënë laureatit Ekrem Kryeziu, regjisor dhe dramaturg, ndërsa Çmimin Vjetor për Kinematografi e ka fituar regjisori Samir Karahoda.  

Ministrja Vlora Dumoshi, në bazë të rregullores për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe të vendimit të Jurisë Profesionale, ua ka dhuruar çmimet laureatëve Kryeziu e Karahoda. Juria ka qenë këtë përbërje të Arbnesha Grabovci-Nixha kryetare; Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, anëtare.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi ka vlerësuar se çmimet që u janë ndarë laureatëve, janë një mirënjohje institucionale për krijuesit në fushën e filmit.

“Sot jemi në ndarjen e çmimit vjetor për kinematografinë. Epokat tona kanë qenë të trishta dhe me shumë presione, por duhet të çmohet pjesa e viteve të 90 shpërndarja e filmit që kanë qenë prodhim i Ekrem Kryeziut i cili së bashku me shokët e tij kanë dhënë një kontribut të madh për filmin dhe në at kohe nëpërmjet filmave kanë përcjell mesazhe për kohërat më të vështira të vendit tone”, tha ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, laureati i çmimit “Bekim Fehmiu”, regjisori Ekrem Kryeziu, falënderoi MKRS-në për çmimin.

“Është kënaqësi që për herë të parë mora çmim në Kosovë. E çmoj këtë çmim sepse e mora nga njeriu ynë. Aq kam punuar me njerëz sepse suksesi im ka qenë edhe i juaji”, tha Ekrem Kryeziu.

Ndërsa laureati Karahoda, tha se “Ky cmim është motivim për projekte të ardhshme. Puna që e kemi bërë në të kaluarën ka konfirmuar se mund të dalë diçka e mirë dhe ta prezantojmë kinematografinë në formën më të mirë”.

Arsyetimi i Jurisë për ndarjen e çmimit kryesor regjisorit Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma. Kryeziu ka qenë pjesë e Kosovafilmit që nga themelimi me filmat “Kur pranvera vonohet” dhe “Gjurmë të bardha” dhe ky film ka qenë edhe arsye e burgosjes së tij për vepër artistike. Regjisori Kryeziu ka krijuar edhe pas mbylljes së institucioneve nga regjimi serb dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për kinematografinë e Kosovës.

Ndërkaq, vlerësimi i Jurisë për regjisorin Karahoda është se ai i takon valës së re të filmbërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes” për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales, një prej festivaleve më të shquara të Kategorisë A. Suksesi i filmit “Në mes” numëron një mori suksesesh duke marrë pjesë edhe në shumë festivale tjera prestigjioze dhe së fundmi, edhe në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Qipros, përkundër pengesave politike, ku në këtë festival ka fituar kandidimin për Çmimin e filmit të shkurtër dokumentar në European Film Academy. Karahoda është nominuar për këtë çmim nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)