19 Prill 2024

Çmimi evropian për të rinj vjen në Kosovë

Prishtinë, 28 shtator - Qendra Ndërkombëtare për Media (ICNM) në Bashkëpunim me Qendrën për Inovacion të Kosovës (ICK) do të jenë sot nikoqirë të një ngjarjeje për lansimin e Çmimit Evropian për të Rinj (EYA), garë pan-evropiane për të motivuar të rinjtë, ndërmarrësit social dhe bizneset e reja që të zhvillojnë projekte digjitale me ndikim në shoqëri.  

Gara mbahet nën patronazhin e Këshillit të Evropës, dhe mbështetet nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ), Agjencia Austriake për Zhvillim, Qendra Inovative e Kosovës, PEN, dhe partnerë tjerë lokal.    

Ngjarja e shënon fillimin e programit dy-ditor me partnerë, akterë lokal, themelues të bizneseve të reja, ndërmarrës dhe të rinj, dhe përfshin mbajtjen e një Forumi të Ekspertëve Digjital dhe takimit të Jurisë së Madhe. Lansimi i çmimit mbështetet edhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.  

Në garë janë pranuar 144 aplikacione në tetë kategori të ndryshme, nga të cilat 52 janë ende në garë. Fituesi përfundimtar do të shpallet në Graz, Austri, gjatë Festivalit EYA që do të mbahet nga 29 nëntor deri 2 dhjetor 2017.  

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen me një fjale rasti Besim Beqaj, Ministër për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Gernot Gernot Pfandler, ambasador austriak në Kosovë, Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Qendrës Inovative të Kosovës, Emily Cullom, shefe e komponentit për punësimin dhe shkathtësitë e rinisë (YES) | Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Lukas Mandl, nga Shoqëria e Miqësisë Austriako-Kosovare , dhe Peter A. Bruck, Kryesues nderi i ICNM.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)