19 Prill 2024

CHwB Kosova prezanton instalacionin audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani

Prishtinë, 23 qershor - Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova prezanton instalacionin audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani.  

"Gjama" është një ritual zie rrallë i praktikuar që është performuar nga burrat shqiptarë përgjatë shekujve.

Duke bërtitur fraza specifike dhe duke interpretuar së bashku një koreografi precize, Gjama është një mënyrë për të respektuar të ndjerin, por edhe për të tejkaluar pikëllimin dhe dhimbjen për humbjen e një të afërmi.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës HeritageSpace e cila implementohet nga CHwB Kosova dhe financohet nga Qeveria Suedeze.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)