19 Prill 2024

CHwB Kosova hap ekspozitën “Kujtesa në lëvizje"

Prishtinë, 20 dhjetor - Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon ekspozitën “Kujtesa në lëvizje" e cila do të mbahet sot në “Klubin e Boksit”.

Ekspozita “Kujtesa në lëvizje” është epilog i punës një vjeçare në mes CHwB Kosova dhe Balkan Sunflowers Kosova, në promovimin e trashëgimisë kulturore me fokus në kujtesën e përbashkët kolektive të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Të eksplorosh trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kolektive të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë do të thotë të eksplorosh një botë shumë të pasur kulturore e shpirtërore pavarësisht kushteve materiale në të cilën është zhvilluar.

Përtej jetesës së tyre të vështirë në margjinat e shoqërisë, përtej diskriminimit dhe stereotipave, këto komunitete ngërthejnë në vetë një botë të larmishme kulturore, gjurmët e të cilës vërehen edhe në kulturën shqiptare e sidomos ballkanike.

Kujtesa e përbashkët e këtyre komuniteteve do të paraqitet përmes artefakteve, fotografive personale, pikturave, poezisë dhe historive gojore, eksplorimi i së cilave është një ftesë për të kuptuar ruajtjen e identiteteve që arritën të mbijetojnë përtej kufijve gjeografik, përjashtimit dhe stigmatizimit.

Kjo ekspozitë do të përcillet me koktej dhe me muzikë nga grupi i njohur muzikor Gipsy Groove.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)