28 Mars 2024

Cheryl Cole pritet të publikojë librin fotografik

SHBA, 30 mars - Në fund të këtij viti Cheryl Cole pritet të publikojë një përmbledhje fotografike të titulluar "Cheryl Cole - Bota ime".

Krijuesja e hitit "Fight for This Love", e cila kohë më parë është ndarë nga bashkëshorti Ashley Cole, pritet që të shfaqë jetën e saj personale në një përmbledhje fotografish të pa publikuara më parë të mbledhura në 'librin' e titulluar "Cheryl Cole - Bota ime", që pritet të publikohet në shtator.

"Mendoj se shikimi i fotografive është ngjashëm si të dëgjosh muzikë dhe të kujton se çfarë ka ndodhur dhe si ndjeheni në momente të ndryshme të jetës. Shpeshherë shikoj fotografitë e vjetra dhe nuk mund të besoj se ajo isha unë. Mendoj se ne të gjithë e bëjmë këtë".

"Unë mund të shikoj fotografitë dhe në të njëjtën kohë të ringjall kujtimet. Kjo është arsyeja pse doja ta bëja këtë libër, të zgjedh fotot që kanë domethënie për mua dhe t'i shpjegoj ato momente të jetës time", përfundoi Cole.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)