03 Mars 2021

‘Burek’ nga Ismet Sijarina mbështetet nga SEE Cinema Network

Prishtinë, 21 janar - Në mbledhjen e 31-të të asamblesë së përgjithshme të SEE Cinema Network (Rrjeti Fondeve të Filmit i Evropës Juglindore) të mbajtur online, është vendosur të mbështeten 8 projekte filmike nga 8 vendet anëtare të rrjetit.

Projekti filmik i mbështetur nga Kosova, filmi i gjatë artistik në zhvillim ‘Burek’ nga Ismet Sijarina ishte fitues në konkursin e QKK-së të vitit 2019 në kategorinë zhvillim skenari.

Filmi përcjell Hektorin një burrë 45 vjeç, emigrant nga Kosova që martohet për letra me një vajzë gjermane (Kristine).

Hektori e gjenë veten të ngatërruar në situata komplekse emocionale të papritura dhe jashtë çdo planifikimi, përderisa Hakani një burrë rreth 37 vjeç, punonjës social, është caktuar që të përcjellë rrjedhën e kësaj lidhjeje martesore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)