29 Mars 2024

Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës i shtohen tituj të rinj

Mitrovicë, 20 nëntor - Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot kanë pritur në një takim përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, drejtorin e Kulturës, Ramadan Shkodra dhe përgjegjësin për botime, Agim Gashi, me ç’rast ata kanë dhuruar mbi 100 tituj të librave në tre ekzemplarë, për bibliotekën e qytetit të Mitrovicës “Latif Berisha”.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi dhe Rexhep Lushta.

Me këtë rast zyrtarët nga DKRS-ja kanë falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, për gatishmërinë e tyre që të mbështesin bibliotekën e qytetit me tituj të rinj letrarë, duke thënë se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe lexuesit e qytetit janë shumë mirënjohës për librat e dhuruar.

Ndërsa përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë prezantuar ekzemplarët e librit, duke theksuar se librat i kanë dhuruar për qytetarët Mitrovicas me shumë dëshirë dhe kjo të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lexuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)