19 Prill 2024

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Prishtinë, 2 maj - Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot Fiter Bajramin.

Kjo festë kremtohet nga të gjithë̈ besimtarët, sidomos prej atyre që kanë dhënë̈ kontributin shpirtëror dhe fizik gjatë Ramazanit.

Sipas besimit mysliman, kjo ditë, është ajo në të cilën Allahu shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Ky shpërblim, vjen në formën e paqes shpirtërore dhe faljes së mëkateve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke thënë se gjatë kësaj feste, nëpër familjet e Kosovës duhet të përhapet ndjenja e vëllazërisë, mirësisë dhe dashurisë me njërin-tjetrin, duke uruar e kremtuar këtë festë.

Tërnava bëri thirrje për të ndjekur traditat, përmes të cilave ai tha se shprehim bujarinë dhe sinqeritetin me njëri-tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)